Muzika është bërë me pak komplekse, veçanërisht ajo klasike dhe jazz.

Një ndër shkaqet mund të jetë teknologjia dixhitale që duket i ka zbehur notat e bërë më të sheshta, e i ka afruar më shumë drejt pop dhe rock.

Sipas një studimi të publikuar në Scientific Reports, janë analizuar rreth 22 mijë pjesë muzikore të kompozuara nga 1600-2021.

Kjo punë bazohet në analizimin e kompleksitetit të strukturave melodike dhe harmonike përmes vëzhgimit të lidhjeve dhe intervaleve.

Pra nuk bëhet fjalë për kualitetin muzikor ose mbi evolucionin që kanë pësuar shijet muzikore, por është një analizë statistike mbi shpërndarjen e tingujve në brendësi të veprës.

Kompleksiteti harmonik i referohet sa është persëritës një pjesë muzikore, por edhe hapësirat e intervaleve të notave.

Klan News

/tvklan.al