Mijëra banorë të zonave bregdetare të Teksasit në SHBA janë evakuuar pas paralajmërimeve për përmbytje dhe ndërprerje të energjisë teksa stuhia tropikale Beryl ofrohet. Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar se mund të ketë tornado në disa zona të Teksasit, duke përfshirë Hjuston, një qytet me 2.3 milionë banorë.

Stuhia tropikale Beryl mund të shndërrohet në një uragan të Kategorisë 2 me kalimin e orëve. Ajo pritet të lëvizë nëpër shtetet qendrore të Amerikës, përfshirë Misisipin. Më herët uragani goditi Karaibet duke i marrë jetën 10 personave.

Teksa banorët në Teksas përgatiten për motin e keq një valë e nxehtësisë ka përfshirë Las Vegasin aty ku edhe janë regjistruar temperatura rekord. Rreth 36 milionë njerëz ose afërsisht 10% e vendit janë paralajmëruar për temperatura të larta në Kaliforni.

Qershori i kaluari ishte më i nxehti i regjistruar ndërsa sipas shkencëtarëve. Gjithashtu dhe ky vit pritet të jetë më i nxehti i regjistruar në botë.

Klan News