Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser al-Khelaifi, po përballet me një hetim të ri në Francë nën dyshimin për konflikt interesi.
Hetimi paraprak, i konfirmuar nga prokuroria e Parisit, lidhet me rolin e tij të dyfishtë si kreu i klubit francez dhe menaxhues i gjigantit mediatik “beIN Media Group”. Rasti ka të bëjë me një takimi të zhvilluar në korrik 2024 me përfaqësuesit e ligës franceze të futbollit për të drejtat e transmetimit.
Prapaskena lidhet me ofertën prej 100 milionë eurosh të “beIN Sports” për transmetimin e një ndeshjeje në javë të Ligue 1, ofertë që u pranua nga liga. Shoqata kundër korrupsionit pretendon se al-Khelaifi mori pjesë në bisedime dhe ushtroi presion mbi presidentët e tjerë të klubeve për të mbështetur ofertën.
Në anën tjetër, avokati i tij, Renaud Semerdjian, i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat duke i cilësuar ato si të pabazuara ligjërisht dhe faktikisht. Kjo nuk është përballja e parë ligjore për drejtuesin e PSG-së, pasi ai është përfshirë në disa çështje të tjera gjyqësore gjatë viteve të fundit. Megjithatë, mbrojtja e tij këmbëngul se ai ka vepruar gjithmonë në mënyrë të pavarur, paanshme dhe objektive.
/tvklan.al












Botërori 2026 
