Teleskopi hapësinor Euclid i ESA-s fotografon zemrën e Rrugës së Qumështit. 60 milionë yje janë në këtë imazh spektakolar të galaktikës sonë, çka është edhe fotoja më e detajuar dhe më e madhe e shkrepur.
Janë dashur 26 orë, pasi është një mozaik i përbërë nga 9 shkrepje, ku secila mbulon një zonë të caktuar të qiellit.
Është me pastërti dhe qartësi mjaft të madhe, krahasuar me imazhet e teleskopit Hubble të NASA-s dhe ESA-s, por Euclid është në gjendje të mbulojë një zonë 270 herë më të gjerë.
Gjithashtu ka një shpejtësi të jashtëzakonshme për të bashkuar fotot në një mozaik, ndërkohë që Observatori në Havai do të shpenzonte 2 mijë orë për ta realizuar.
Në foton e bërë publike nga Agjencia Hapësinore Evropiane përfshihen 51 sisteme planetare të njohur, dhe ajo mund të ndihmojë ndoshta për të zbuluar edhe të tjerë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 