26 milionë galaktika përbëjnë hartën qiellore të krijuar deri më tani nga teleksopi Euclid. 380 mijë prej tyre, me forma dhe dimensione të ndryshme, janë kataloguar falë Inteligjencës Artificiale për organizimin e rrjetit kozmik.

Ky teleksop është lëshuar në hapësirë 2 vjet më parë nga Agjencia Hapësinore Europiane.

Deri më tani janë eksploruar 3 zonat në të cilat do të kryejë vrojtimet më të thella të misionit të tij, ku vetëm në një javë ka arritur të identifikojë 26 milionë galaktika, ndër të cilat më e largëta renditet 10.5 mld vite dritë larg. Misioni do të vijojë deri në vitin 2030 dhe parashikohet syri teknologjik të arrijë të fotografojë 1.5 mld galaktika, duke dërguar në Tokë 100 GB të dhëna cdo ditë. Përpunimi i të dhënave parashikon edhe shpërndarjen e materies dhe energjisë së errët në univers, që mendohet se zënë 95% të tij.

Klan News