Një prizëm kozmik tregues për lindjen e një sistemi të ri planetar. Teleskopi hapësinor James Webb ka arritur të fokusojë imazhin dhe bëhet fjalë për një disk me gazra e pluhura, në të cilin po formohen planetë përreth yllit HH30, larg 450 vite drite larg.
Parë nga teleskopi, disku protoplanetar ka pamjen e një ylberi simetrik, por është një yll shumë i ri i rrethuar nga një re grimcash që shtyhen nga era diellore.
Pjesë e këtyre pluhurave lëshohen në hapësirën ndërplanetare dhe më pas, një pjesë e tyre do të grumbullohen për të krijuar objekte më kompakte e të mëdhenj, pra planet.
Pamjet e kapura nga teleskopi, japin me qartësi të madhe një moment të stadit të parë e mjaft të rëndësishëm, pra atë të lindjes së një sistemi të ri yjor.
Me ndihmën edhe te teleskopëve të tjerë të pozicionuar në Tokë, të dhënat po përpunohen e studiohen për të zbardhur plotësisht procesin dhe dinamikat e brendshme përgjatë fazave të formimit të yjeve dhe planetëve dhe shtresifikimit të materialeve.
Klan News