Me qindra qytetarë e turistë të huaj kanë frekuentuar plazhin e Durrësit

Temperaturat e ngrohta kanë bërë që plazhi i Durrësit të frekuentohet masivisht këtë fund Marsi.

Vendasit, të ardhur nga rrethet dhe më gjerë kanë shijuar bregdetin.

“Ne jemi nga Tirana, vijmë këtu në Durrës të Shtunë e Dielë. Po mirë, mirë…”

“Shumë mirë, i këndshëm. Bukur shumë! Kemi dalë shëtitje.”

Të marrësh rreze, të shëtisësh apo të zhvillosh aktivitet të ndryshme sportive mbeten disa prej zgjedhjeve të frekuentuesve.

“Jam banor i lagjes dhe e shijoj këtë shëtitoren e bukur që është ndërtuar vjet.”

Durrësi mbetet një nga qytetet bregdetare më të frekuentuara jo vetëm gjatë fundjavave apo sezonit turistik, por përgjatë gjithë vitit.

Klan News