Xabi Alonso po kalon ditët e fundit në stolin e Bayer Leverkusen. Trajneri spanjoll njoftoi largimin dhe do të vazhdojë karrierën te Real Madrid, aty ku do të pasojë Carlo Ancelottin.

Prej kohësh drejtuesit e klubit gjerman kanë nisur nga puna, për të zgjedhur trajnerin e ri dhe alternativat nuk mungojnë.

I zgjedhuri i drejtuesve për momentin është Erik Ten Hag. Holandezi pëlqehet shumë për lojën që aplikon.

Ten Hag është pushim që nga Tetori i vitit të kaluar, kur u shkarkua nga drejtimi i Manchester United. Ai është në kërkim të një aventure të re dhe Leverkusen mund të ishte zgjedhja e duhur.

/tvklan.al