Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag, e cilësoi si të sikletshnme kritikën që skuadra mori për paraqitjen ndaj Coventry në gjysmëfinalet e Fa Cup, në prag të sfidës së kampionatit ndaj Sheffield United.

Edhe pse ishte në disavantazh 3-0, Coventry barazoi, madje iu anulua edhe një gol në shtesë.

Ten Hag e ka udhëhequr klubin në dy finale të FA Cup dhe një finale të League Cup, që “Djajtë e kuq” e fituan, në dy sezone. Ai u shpreh në konferencë për shtyp se në sport rëndësi ka vetëm rezultati përfundimtar.

“Në futbollin e nivelit të lartë, rëndësi kanë rezultatet! Ne arritëm në finale dhe e merituam, jo ​​vetëm në këtë ndeshje, por edhe në të tjerat. Kjo është një arritje e madhe, dy herë në dy vjet është fantasike. Për mua si trajner katër finale të Kupës në katër vjet, kështu që komentet janë një turp”.

United gjendet në vend të 7-të në renditjen e Premier Ligës me 50 pikë të grumbulluara, 16 më pak se sa Aston Villa së vendit të katërt, ndërsa kanë ngelur edhe 6 ndeshje.

Sheffield United po lufton për rënien nga kategoria dhe gjendet në vend të fundit, ndërsa ka fituar vetëm tre nga 33 takime të luajtura.

Klan News