Jo të gjithë arrijnë të motivohen të stërviten vetëm në shtëpi, ka persona që kanë nevojë për një shok. Në të tilla kushte është gjendur edhe tenisti Santiago Giraldo që ka kërkuar ndihmën e qenit për t’u ushtruar.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Giraldo shihet teksa stërvitet me qenin e tij, i konsideruar nga ekspertët si një nga rracat më të zgjuara. Numri 295 në renditjen e ATP shihet teksa impenjohet maksimalisht me qenin që shpesh kopjon lëvizjet e tenistit.

Giraldo është tenisti më i suksesshëm kolumbian, teksa kulmin e arriti në vitin 2014 kur fitoi turneun e Barcelonës dhe u ngjit në vendin e 28 në botë. Gjatë karrierës së tij, 32-vjeçari ka mposhtur rivalë si Marin Cilic dhe Andy Murray, por pas karantinimit cilësitë e tij pritet të shtohen së tepërmi. Prandaj rivalët janë të paralajmëruar.

Klan Plus