Opozita ia doli dhe këtë të enjte të vërë në jetë strategjinë për të mos lejuar zhvillimin e një seancë plenare normale sa kohë vijojnë protestat kundër qeverisë.

Me fotot të protestuesve të ndaluar apo të dhunuar nga policia gjatë protestës ata nisën me grushtimin e tavolinave dhe më pas kaluan tek bllokimi i foltores së kuvendit.

Sali Berisha sapo mbërriti në sallë kërkoi marrjen e fjalës për procedurë ndërkohë që Niko Peleshi lajmëronte se socialistët kërkonin ndryshimin e rendit të ditës dhe përfshirjen në të të projektvendimit për përbërjen e komisionit të reformës territoriale që do të hartojë fazën e dytë të saj.

Kjo deklaratë e kryedemokratit u vlerësua nga kryeparlamentari si thirrje për dhunë, arsye për të cilën kërkoi që ti hiqej fjala përgjatë gjithë seancës.

Tensionet u ndezën dhe më shumë çka çoi dy herë në ndërprerjen e seancës, hapësirë që Berisha e shfrytëzoi për të komunikuar nga rrjetet e tij sociale dhe për të vijuar ti akuzojë deputetët kundërshtar si bashkëfajtor në qeverisjen e korruptuar të Edi Ramës.

Kur u rifilloi në sallë kishte mbërritur dhe kryeministri.

Për socialistët injorimi i thirrjes për lirimin e foltores nga demokratët, ishte momenti për të hequr dorë nga shqyrtimi i çështjeve në rendin e ditës dhe për të kaluar direkt në votim çka revoltoi deputetët e opozitës të cilët nxorën flakadanë, ndezja e të cilëve u shoqërua me përplasje me gardën dhe iu kushtoi përjashtimin 4 deputetëve të opozitës

Socialistët votuan të pashqetësuar 11 projektligje mes të cilëve dhe atë për Bankën e Shqipërisë që kërkonte 84 për miratim, 4 projektvendime dhe aktin normativ për akcizat.

/tvklan.al