Tensione dhe debate gati në përleshje fizike ka pasur në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës janë përplasur verbalisht me ata të VV-së. Deputetët e opozitës kanë kërkuar vazhdimisht nga Vetëvendosje thirrjen e seancës së Kuvendit.

Ishte deputetja dhe Ministrja në Detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, që hyri në sallë për të pritur qytetarët nga diaspora.

Përplasja verbale nisi, duke kërkuar thirrjen e seancës konstituive ku përmendën edhe dosjet e UÇK-së.

Përplasjet vazhduan edhe me deputeten Arbërie Nagavci. Nuk kaloi lehtë as debati i deputetit Mërgim Lushtaku me atë të VV-së, Adnan Rrustemi.

Ndërsa sapo u qetësua situata dhe u duk që gjithçka po merr fund, në sallë hyri ushtruesja e detyrës së presidentes me disa qytetarë nga diaspora.

Debatet dhe përplasjet verbale nga politika u zhvendosën te mërgata. Para se të tensionohej situata, përfaqësues të dy partive nga foltorja e Kuvendit i kanë bërë thirrje kryesuesit Avni Dehari që të ftojë vazhdimin e seancës konstituive.

Edhe Albulena Haxhiu, ushtruese e detyrës së presidentes, nuk e nisi fare konferencën për media pasi pa që në hollin e Kuvendit ishin deputetët e PDK-së. Këta të fundit i kërkuan thirrjen e seancës.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se edhe të enjten do të jenë në Kuvend, ndërsa veprimet e tyre do t’i zhvendosin edhe jashtë objektit të Kuvendit, duke paralajmëruar protesta.

Tv Klan

/tvklan.al