Në prag të sfidës në Ligën e Kombeve kundër Italisë në “San Siro”, një klimë e tensionuar ka përfshirë kampin e kombëtares franceze për shkak të “përplasjeve” mes trajnerit të ri Zinedine Zidane dhe kapitenit Kylian Mbappe.

Marrëdhënia mes të dyve mbetet e ftohtë, sidomos pasi Zidane deklaroi në konferencë dëshirën për ta aktivizuar yllin e Real Madrid në krahun e majtë, një vendim që lojtari e mësoi nga TV dhe nuk e priti aspak mirë.

Për të shmangur një krisje me golashënuesin më të mirë në historinë e “Les Bleus”, tekniku ka bërë prapakthehu duke premtuar rikthimin e tij në qendër të sulmit. Situata rëndohet më tej nga pakënaqësitë në dhomat e zhveshjes lidhur me fushatën e Mbappe për “Topin e Artë 2025”, e cila ka ftohur ndjeshëm marrëdhëniet e tij me Ousmane Dembele.

Prania e sulmuesit në duelin me Italinë është në dyshim të fortë pas mungesës në stërvitjen e fundit. Veç një viroze që e izoloi në dhomë, Mbappe po vuan nga një problem muskulor në kofshë dhe shqetësimet kronike në gju, çka rrezikon ta lërë sërish thatë përballë Italisë, kombëtare së cilës nuk i ka shënuar asnjëherë në karrierë.

Për shkak të kësaj situate dhe mungesave të konfirmuara të Dembele, Marcus Thuram dhe Aurelien Tchouameni, trajneri Zidane ka vendosur të thërrasë nga përfaqësuesja U-21 talentin e PSG-së, Senny Nsona Mayulu.

/tvklan.al