Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka paralajmëruar Iranin se mund të përballet me sulme edhe më të ashpra nëse nuk ndalon veprimtarinë e aleatëve të tij në Liban, shkruajnë mediat e huaja.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump iu referua Hezbollahut, grupit paramilitar të mbështetur nga Irani, i cili prej muajsh është i përfshirë në shkëmbime zjarri me Izraelin përgjatë kufirit verior.
Në një postim në platformën “Truth Social”, Trump deklaroi se Irani duhet t’u japë fund aktiviteteve të përfaqësuesve të tij të paguar, duke e lidhur stabilitetin në rajon me sjelljen e forcave të mbështetura nga Teherani.
“Teherani duhet t’i ndalojë menjëherë përfaqësuesit e tij të paguar shumë në Liban që të shkaktojnë probleme. “Nëse nuk e bëjnë, ne do ta godasim Iranin shumë fort përsëri, siç bëmë javën e kaluar, vetëm më fort!”, shkroi presidenti amerikan në Truth Social.
Trump paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndërmarrin veprime të reja ushtarake nëse situata nuk ndryshon.
Kjo deklaratë e Trump vjen në momentin kur SHBA-të dhe Irani ndodhen në Zvicër për bisedime të mëtejshme sa i përket armëpushimit.
/tvklan.al












Botërori 2026 
