Ky është momenti i sulmimit me një shishe molotov ndaj fadromës së punonjësve të IMT-së në Theth, duke shënuar incidentin e parë serioz gjatë aksionit disa ditor për prishjen e ndërtimeve pa leje në këtë zonë malore të Shkodrës.
Për parandalimin e ndonjë përshkallëzimi, policia ka qenë në gatishmëri duke drejtuar armët nga vendi ku u hodh molotovi.
Në drejtim të Thethit u nisën edhe forcat RENEA.
Mësohet se është tentuar t’i vihet zjarri edhe një ure druri, me qëllim pengimin e forcave të IKMT-së.
Nuk kanë munguar as përplasjet e forta mes Drejtuesit të IKMT-së, Fatmir Meta, dhe banorëve të zonës, i cili dënoi ashpër hedhjen e molotovit në drejtim të punonjësve të shtetit.
“Të vrasësh me molotov punonjësit e shtetit…”
Policia njofton se po punon për identifikimin dhe kapjen e personit që hodhi në rrugë lëndën djegëse.
Situata është shtensionuar pas rreth një ore. Aksioni në Theth vijon prej ditësh, ndërsa sipas IKMT-së janë rreth 80 objekte pa leje që do të prishen.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
