Përmes një njoftimi në platformën “Truth Social”, presidenti Donald Trump konfirmoi se anija “Touska”, me flamur iranian, është neutralizuar pasi injoroi paralajmërimet për t’u ndalur.
Sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë, mjeti lundrues, ishte i sanksionuar nga Departamenti i Thesarit për aktivitet të paligjshëm.
“Ekuipazhi iranian refuzoi të dëgjonte, ndaj anija jonë e marinës i ndaloi ata në vend duke hapur zjarr në dhomën e motorit. Bllokada e Ngushticës së Hormuzit do të mbetet në fuqi deri në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare”, tha Trump.
Reagimi i Teheranit ka qenë i menjëhershëm. Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian deklaroi se lufta nuk i shërben interesave të askujt dhe tensionet duhet të ulen përmes diplomacisë.
Ambasadori iranian në Pakistan, Reza Amiri Moghadam, akuzoi SHBA-të për shkelje të ligjit ndërkombëtar, ndërsa ushtria iraniane ka paralajmëruar se do të kundërpërgjigjet së shpejti për atë që e cilësoi si “sulm ndaj një anijeje tregtare në ujërat ndërkombëtare”.
Pavarësisht përshkallëzimit, një delegacion i nivelit të lartë, i kryesuar nga Zëvendëspresidenti JD Vance, Jared Kushner e Steve Witkoff do të rinisin bisedimet për negociata në Islamabad.
Megjithatë, media shtetërore iraniane raporton se Teherani nuk ka plane për të marrë pjesë për sa kohë vazhdon bllokada detare.
E gjithë situata e tensionuar ka shkaktuar një tjeër rritje në tregjet globale. Çmimi i naftës bruto Brent u rrit me mbi 4.7%, duke arritur në rreth 95 dollarë për fuçi.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 