Java e ardhshme mund të shënojë momente të rëndësishme për Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon me kombëtaret e tyre.
Të martën, më 6, Argjentina do t’i japë lamtumirën Lionel Messi-t në “Monumental” të Buenos Airesit, në ndeshjen që pritet të shërbejë si homazh për kapitenin.
Në Portugali, Federata Portugeze e Futbollit po përpiqet të organizojë një takim me Cristiano Ronaldo për të zbutur përplasjet e fundit. Sipas “Marca”, drejtuesit duan të zhvillojnë një takim me Ronaldo-n gjatë javës së ardhshme dhe të rikthejnë marrëdhëniet normale edhe me trajnerin Jorge Jesus.
Përplasja nisi pas ndeshjes me Norvegjinë, ku Ronaldo u nxeh, por nuk u aktivizua nga Jesus. Presidenti Pedro Proença dhe Jesus tentuan të flisnin me Ronaldo-n edhe në aeroportin e Kopenhagës, por pa e zgjidhur situatën.
Ndërkohë, në Lisbonë janë shfaqur postera në mbështetje të Ronaldo-s dhe me kritika ndaj Jorge Jesus. Portugalia po përgatitet për ndeshjen e fundit të Nations League në Porto, ku Jesus është përballur edhe me kritika nga tifozët pas mbërritjes së ekipit.
/tvklan.al












Botërori 2026 
