08 nëntor 2026- Një 34-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi dyshohet se ka tentuar të përdorë armë zjarri gjatë një konflikti me një 41-vjeçar.
Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:50, në lagjen “Uji i Ftohtë”.
Gjatë patrullimit, efektivët konstatuan një konflikt për motive të dobëta mes 34-vjeçarit M. M., banues në Vlorë, dhe një 41-vjeçari nga Tirana.
Policia ndërhyri menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. Në momentin e ndërhyrjes, 34-vjeçari tentoi të largohej me vrap, por u kap dhe u neutralizua nga efektivët.
Nga hetimet paraprake dyshohet se gjatë konfliktit ai ka tentuar të përdorë një pistoletë, të cilën më pas e ka hedhur në rërë, në vendin ku u kap nga policia. Arma e zjarrit u gjet dhe u sekuestrua si provë materiale.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të automjetit të tij, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan edhe një përforcues metalik grushti.
Njoftimi i Policisë:
Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të përdorte armë zjarri gjatë një konflikti.
Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe një përforcues metalik grushti.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Yacht”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi M. M., 34 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë patrullimit në lagjen “Uji i Ftohtë”, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:50, në vendin e quajtur “Rrapi”, punonjësit e Policisë konstatuan një konflikt për motive të dobëta mes 34-vjeçarit dhe shtetasit E. H., 41 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë, duke parandaluar përshkallëzimin e situatës. Gjatë ndërhyrjes, 34-vjeçari tentoi të largohej me vrap, por u kap dhe u neutralizua nga punonjësit e Policisë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, gjatë konfliktit, 34-vjeçari ka tentuar të përdorë një armë zjarri pistoletë, të cilën më pas e ka hedhur në rërë, në vendin ku u kap nga shërbimet e Policisë. Arma u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të automjetit të tij, u gjet një përforcues metalik grushti, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
/tvklan.al












Botërori 2026 