Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të vjedhë një pikë transfertash parash në zonën e Shkozës, përmes një pistolete lodër.

Plani i të riut ka zgjatur vetëm pak minuta, pasi ai u vu në pranga nga agjentët e Komisariatit nr. 1 në tentativë për t’u arratisur.

Policia mundi t’i sekuestrojë sendin lodër, të cilin i riu e kishte hedhur gjatë përpjekjes për t’i shpëtuar uniformave blu.

Tv Klan

/tvklan.al