Skuadra e Barcelonës i bëri homazhe Papa Françeskut, duke mbajtur 1 minutë heshtje gjatë seancës stërvitore, ndërsa po përgatitet për sfidën e La Ligas në shtëpi ndaj Mallorca në mbrëmjen e së martës.

Në paraditen e së hënës, Vatikani njoftoi se Papa Françesku, udhëheqësi i parë latino-amerikan i Kishës Katolike dhe një tifoz i futbollit, ishte ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare.

Ndërsa ekipi po vuan nga dëmtimet, trajneri Hansi Flik lajmëroi se portieri Andre Ter Stegen e ka lënë pas dëmtimin dhe është gati për t’u rikthyer në fushë.

Blaugranat nuk do të kenë të disponueshëm Robert Levandovskin për një periudhë mbi dy javore, me sulmuesin që do të mungojë në takime me rëndësi.

“Marc-Andre Ter Stegen është gati! Ne duhet të flasim për mënyrën se si do të veprojmë. Kështu që unë do të bisedoj me të! Kështu që duhet të presim dhe të vendosim se kur është mirë që ai të luajë. Me Mallorca na pret një sfidë e vështirë. I njoh ata, janë me eksperiencë dhe mbrojnë mirë dhe në kundërsulme janë të rrezikshëm. Rrezikojnë edhe me goditje këndi apo standarte, kështu që duhet kujdes”.

Kur u pyet në lidhje me reagimin e disa lojtarëve që nuk luajtën në ndeshjen kundër Celta Vigos në fundjavë, Flick shprehu mosaprovimin e tij për sjelljen e tyre dhe theksoi se prioritet ka ekipi para objektivave personale.

Barça, e cila kryeson La Liga-n me 73 pikë, pret Mallorcan e vendit të shtatë.

Klan News