Papa Leoni XIV shprehu solidaritet me Kolumbinë, pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin.

Ai mbajti lutje për viktimat dhe të plagosurit dhe falënderoi punonjësit e shpëtimit që ndihmojnë të prekurit nga katastrofa.

“Dua të shpreh afërsinë time me vëllezërit dhe motrat tona kolumbiane që kanë vuajtur pasojat e tërmetit të fundit, i cili shkaktoi vdekje dhe lëndime të shumta, si dhe dëme të shumta materiale. Ndërsa i lutem Zotit për prehjen e përjetshme të atyre që kanë vdekur, lutem për familjet e tyre dhe për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi”, tha Papa Leoni.

Ati i Shenjtë falenderoi gjithashtu ekipet e shpëtimit, që vazhdojnë garën me kohën për të nxjerrë sa më shumë njerëz nga rrënojat.

“Gjithashtu shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që janë angazhuar në përpjekjet e shpëtimit dhe në ofrimin e ndihmës për të prekurit”, tha Papa Leoni.

Tërmeti me magnitudë 7.4 ishte më shkatërruesi që ka goditur Kolumbinë këtë shekull, duke shkatërruar qindra shtëpi, shkolla dhe qendra shëndetësore.

Lëkundjet u ndjenë edhe në Ekuador, Panama dhe Venezuelë, e cila gjithashtu u godit nga dy tërmete shkatërruese dy muaj më parë.

Klan News

/tvklan.al