Reforma Administrativo-Territoriale ka rindezur debatet politike mes shumicës e pakicës në Komisionin e Ligjeve.
Opozita njëzëri kërkoi pezullimin e mbledhjes, bashkimin e nismës së saj me atë të socialistëve, si dhe hedhjen për konsultim të propozimit të saj në 61 bashkitë e vendit.
Propozimi i demokratëve u kundërshtua nga socialistët me argumentin se drafti i tyre ende nuk ka kaluar procedurën parlamentare.
Pas më shumë se tre orë debatesh, maxhoranca e rrëzoi me votë propozimin e opozitës, duke justifikuar edhe nxitimin për miratimin e reformës territoriale në datën 8 tetor në kuvend.
Pavarësisht vendimarrjes, si opozita ashtu edhe maxhoranca vijuan dëgjesat me përfaqësuesit e Këshillit të Ministrave, Shoqatën Kombëtare të Bashkive dhe të zgjedhurve vendor, si dhe ekspertët e qeverisjes lokale.
/tvklan.al












Botërori 2026 