23 shtator 2026- Një sulm i rëndë me armë ka tronditur provincën KwaZulu-Natal në Afrikën e Jugut, ku 11 persona humbën jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur.

Ngjarja ndodhi në vendbanimin KwaMakhutha, në jug të Durbanit, gjatë orëve të vona të natës.

Sipas raportimeve të mediave lokale, persona të armatosur dhe ende të paidentifikuar hynë në një banesë para orës 23:00 dhe qëlluan ndaj personave që ndodheshin brenda.

Mes viktimave raportohet se ishte edhe një grua shtatzënë. Dhjetë persona u gjetën të vdekur në vendngjarje, ndërsa një tjetër ndërroi jetë nga plagët gjatë rrugës për në spital.

Pas sulmit, autorët dyshohet se i vunë zjarrin edhe një automjeti që i përkiste pronarit të banesës dhe më pas u larguan nga vendi i ngjarjes.

Deri tani, motivi i sulmit mbetet i paqartë. Autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin e autorëve dhe nuk raportohet për arrestime lidhur me ngjarjen.

/tvklan.al