Osmani: Në prill mbërrin vaksina kundër COVID

Hilmi Rrahmani po pret në radhë për tu testuar për COVID-19. Ai kishte parë njoftimin nga Instituti i Shëndetit Publik që ka organizuar testime plotësuese në sheshin e Prishtinës për dy ditë radhazi.

“Do që të jetë i sigurt që nuk është i infektuar dhe për festat e fundvitit nuk do të infektojë askënd, në të kundërtën do të izolohet”.

Ka edhe të tillë që kanë simptoma dhe kanë zgjedhur të bëjnë testin këtu.

Ministri i Shëndetësisë ka monitoruar testimet ndërsa ka thënë se kjo është mënyra më e mirë që të testohen sa më shumë qytetarë.

Derisa po u bëhet thirrje qytetarëve për testime në muajin Prill pritet  furnizimi me  vaksinën anti-COVID. Presidentja në detyrë është shprehur e gatshme të marrë këtë vaksinë. 

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar mbi 51mijë raste pozitive nga testimi i mbi 181 mijë personave.

Tv Klan