Manastirliu: Spitali Rajonal i Shkodrës do trajtojë rastet postCovid

Duke filluar nga 15 Qershori, në vend do të jenë të hapura 29 qendrat shëndetësore verore, të cilat do të kenë në përdorim edhe testet e shpejta antiCovid. Nga Velipoja ku ka nisur dezinsektimi i zonave turistike, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se në zonën e Shkodrës do të jenë 8 qendra shëndetësore verore.

“Risia në këtë vit do të jetë përfshirja edhe e testit të shpejtë në strukturat e qendrave shëndetësore verore. në momentin që do të ketë një njeri të dyshuar apo të konstatuar, të diagnostikuar me covid19, tëreferojë direkt strukturat e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, përsa i përket gjithë masave të izolimit të rasteve, në mënyrë që të kemi ndërprerje të menjëhershme të zinxhirit të infeksionit”.

Ministrja e Shëndetësisë u ndal dhe tek Spitali i Shkodrës i cili para 1 muaji ka shërbyar si spital Covid.

“Edhe pse, ashtu sikurse Spitali I Durrësit dhe Elbasanit, nuk jeni tashmë pavijon COVID, edhe në këtë spital do të vijojnë të trajtohen rastet post-Covid dhe sigurisht do të jemi në gatishmëri maksimale për çdo situatë. Sepse, siç e dimë pandemia ende nuk ka përfunduar”.

Blloku operator i Spitalit Rajonal të Shkodrës i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë dhe pritet që brenda vitit të përfundojnë sallat e reja të operacionit.

Tv Klan