Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se deklaratat e homologut të tij serb Aleksandar Vuçiç se ”janë në gjendje gatishmërie për ndërhyrje ushtarake në Kosovë”, janë populiste.

“Është deklaratë populiste që kryesisht ka parasysh opinionin e brendshëm në Serbi. Aleksandar Vuçiç e di shumë mirë që nuk mund të lëviz në drejtim të Kosovës diçka që është e pamundur dhe e paimagjinueshme dhe vet ai është i bindur por në çdo rast institucionet e Republikës së Kosovës duke përfshirë edhe FSK janë në gjendje gatishmërie”.

Thaçi ka deklaruar se deklarimet e tilla nuk i sheh kërcënime, dhe ka apeluar që Beogradi të mos bëhet adresë e njerëzve të përfshirë në krim, njofton Klan Kosova.

”Deklarimet populiste nuk janë kërcënime për luftë, bëhen për të fituar simpati nga opinioni publik në Serbi, askush s’bënë t’i mbrojë njerëzit që kanë shkelur ligjin, përkundrazi duhet t’i dorëzojë. Beogradi s’duhet në asnjë rrethanë të jetë adresë mbrojtëse e njerëzve të përfshirë përkundrazi duhet të tregohet bashkëpunuese”.

Ai tha se ka pasur pretendime për barikada por rrugët janë të hapura dhe nuk lejohet të vihen nga askush. /Klan Kosova