Kjo është situata e krijuar pas tharjes së rezervuarit të Kasharajt në Lushnjë.
Tonelata peshk kanë dalë në sipërfaqe si pasojë e mungesës së ujit. Një pjesë e madhe e peshkut ka ngordhur.
Banorët kanë dalë me rrjeta dhe mjete të tjera dhe kanë hyrë në rezervuar për të kapur peshk.
Peshku i dalë në sipërfaqe është i llojeve të ndryshme.
Klan News u interesua pranë bashkisë së Lushnjës për këtë situatë. Përfaqësues të kësaj bashkie thanë jashtë kamerës se uji është tharë me qëllim betonizimin e portave të rezervuarit.
Rezervuari i Kasharajt ka një sipërfaqe prej 100 ha dhe është ndërtuar në vitet 1984-1985 me qëllim furnizimin me ujë për vaditje të qytetit të Lushnjës për arsye investimi ka shkaktuar një katastrofë mjedisore.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 