Shtatori ka kaluar gjysmën e tij, por janë të shumtë ata që kërkojnë destinacione për pushime të vona. Për këtë e përditshmja britanike “The Indipendent” ka përzgjedhur 5 destinacionet më të mira europaine për të udhëtuar në Vjeshtë.

Mes tyre është edhe Shqipëria, që renditet në krah të Greqisë, Spanjës, Turqisë dhe Portugalisë.

Në shkrimin e ekspertit të turizmit, Simon Kalder që këtë verë vizitoi vendin tonë thuhet se Shqipëria është vendi ideal për pushime me një buxhet të favorshëm.

Kalder sugjeron që për pushimet më të lira në dimër, Shqipëria është e favorshme në Nëntor.

Sipas tij Shqipëria është lehtësisht e arritshme me bileta të lira. Ai veçon biletat e transportit urban të cilat janë të papërfillshme.

Çmime të favorshme ai thotë se janë edhe qëndrimi në hotel dhe ushqimi. Ai llogarit rreth 135 Paund për person për një udhëtim të ngrohtë dimëror pranë Adriatikut.

Tv Klan