Seriali dramatik spitalor “The Pitt” u shpall seriali më i mirë dramatik në edicionin e sivjetshëm të 78-të të çmimeve Emmy, duke rrëmbyer trofeun më të rëndësishëm të mbrëmjes.
Protagonisti i saj, Noah Wyle, fitoi çmimin si aktori më i mirë në serialet dramë për të dytin vit radhazi. Rhea Seehorn u shpall aktorja më e mirë në dramat seriale për rolin e saj në serialin “Pluribus“.
Mbrëmja shënoi edhe një rekord historik kur aktori uellsian Matthew Rhys u bë i pari në historinë e Emmys që merr dy çmime kryesore brenda një nate, aktori më i mirë në miniseri për The Beast In Me dhe aktori më i mirë në komedi për Widow’s Bay.
Vince Gilligën u vlerësua për skenarin më të mirë për serialet dramë, ndërsa Saul Metzstein si regjisori më i mirë i këtij zhanri.
Gjatë ceremonisë u nda edhe një çmim humanitar për aktorin Michael J. Fox, si dhe u nderua kujtimi për artistet e ndara nga jeta, Dolly Parton dhe Catherine O’Hara.
/tvklan.al












Botërori 2026 
