Muzika shqiptare e viteve ’30, ’40 dhe ’50 u bë pjesë e një udhëtimi të veçantë artistik. Koncerti premierë “Palimpsest” solli një program të pasur artistik, të padëgjuar për publikun, me interpretimin e sopranos nga Mali i Zi, Maida Resulbegovicc, baritonit Armando Likaj dhe të ftuarës speciale Norena Gaxha.

Ideatorja dhe pianistja Ardita Bufaj, gjatë viteve të fundit, ka bërë një kërkim intensiv, duke nxjerrë nga arkivat familjare partiturat origjinale të kompozitorëve të shquar që kanë formuar këngën popullore shqiptare dhe duke i sjellë ato në skenë në mënyrën më të mirë.

Kjo shfaqje rizbuloi për publikun vepra të çmuara të trashëgimisë muzikore shqiptare që meritojnë të ruhen e të përcillen ndër breza.

Programi ndërthuri këngë lirike, popullore, vepra për piano solo dhe valle, duke krijuar një panoramë të pasur të traditës sonë muzikore.

Tv Klan

/tvklan.al