Me Antonio Conten që po përflitet gjithnjë e më shumë si kandidati kryesor për marrjen e drejtimit të kombëtares italiane, Napoli ka nisur punën për gjetjen e një zëvendësuesi.
Sipas raportimeve nga “La Gazzetta dello Sport”, emri që kryeson listën e preferencave të presidentit De Laurentiis është Thiago Motta.
Ky i fundit është i lirë pas shkarkimit nga Juventusi në mars të vitit 2025, ku dështoi të përsëriste suksesin që pati me Bolognan.
Ndonëse aventura e tij në Torino ishte e shkurtër, Motta vazhdon të gëzojë reputacionin e një trajneri modern. Megjithatë, ai nuk është opsioni i vetëm për stolin e kampionëve të Italisë.
Napoli po monitoron me interes edhe Vincenzo Italianon, i cili po bën një punë të mirë te Bologna, si dhe Fabio Grosson e Sassuolos.
/tvklan.al












Botërori 2026 
