Pas një sezoni të rregullt të përsosur, i cili përfundoi me rekordin më të mirë ndonjëherë, 68 fitore dhe 14 humbje, u kuptua se nuk do të ishte çudi që Oklahoma City Thunder të shkonte në finalen e NBA-së.
Perceptim që u kthye në realitet!
Thunder përfitoi nga avantazhi i fushës në Lojën 5, duke mundur edhe një herë Minnesota Timberwolves me rezultatin 124-94 dhe e mbylli serinë e ndeshjeve me rezultatin 4-1. Basketbollistët e Oklahomës fituan titullin e Konferencës Perëndimore.
Finalja erdhi 13 vite më vonë pas precedentit të vetëm, kur ekipi i përbërë nga Durant, Westbrook dhe James Harden u mund nga Miami i LeBron James, Chris Bosh, Dwyane Wade.
Pastaj Thunder nuk pati vazhdimësi dhe në 2019 nisi një cikël i ri.
Thunder e nisën me vrull në periodën e parë, duke shkuar në 11-3 dhe më pas kurrë nuk e kthyen kokën pas.
Pjesa e parë u mbyll me një diferencë prej 30 pikësh me Timberwolves, ndërkohë që skuadra shkoi në periodën e fundit me rezultatin 88-62.
Gilgeous-Alexander e mbylli ndeshjen me 34 pikë, ndërsa Holmgren kontribuoi me 22 pikë.
Kanadezi 26-vjeçar Gilgeous-Alexander u përzgjodh si basketbollisti më i vlerësuar i Konferencës së Perëndimit.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
