Como nuk është më e pathyeshme. Skuadra e Cesc Fabregas, pësoi humbjen e parë sezonale, pasi u mposht 2-0 në transfertë nga Frosinone.

Como pati mundësi të kalonte në avantazh që në minutën e 7-të, kur krijoi tre raste brenda pak sekondash, por portieri Lorenzo Palmisani reagoi në dy raste dhe në të tretin topi përfundoi në shtyllë.

Frosinone kaloi në epërsi pak minuta më vonë me Giacomo Calò, goditja e të cilit u devijua nga Luis Milla dhe përfundoi në rrjetë. Në shtesën e pjesës së parë, Giorgi Kvernadze dyfishoi avantazhin pas një aksioni të shpejtë të vendasve.

Në pjesën e dytë, Como kërkoi të rikthehej në lojë, por Palmisani ndali tentativat e Nico Paz dhe Moise Kean. Frosinone iu afrua edhe golit të tretë me Antonio Raimondo dhe Jesus Rodriguez, por portieri vendas ruajti portën të paprekur.

Kjo fitore e ngjit Frosinonen në vendin e pestë me 10 pikë, ndërsa Como zbret në vendin e gjashtë.

Në duelin tjetër, Genoa u mposht 2-1 nga Parma. Një tjetër disfatë për skuadrën e drejtuar nga Daniele De Rossi, e cila po has vështirësi të mëdha. Nuk kishte minuta as në këtë takim për mbrojtësin e Shqipërisë, Mario Mitaj, i cili u transferua te Genoa në fund të merkatos së verës, por ende nuk ka bërë debutimin në Serie A.

/tvklan.al