Rreth 50 milionë llogari në Facebook janë sulmuar nga hakerat. Lajmin e njoftoi sot vet kompania e Mark Zuckerberg. Sipas njoftimit, hakerat kishin zbuluar një dobësi në sistemin e kodeve të Facebook, duke e hakeruar. Ata kishin sulmuar 50 milionë llogari përmes funksionit “View as”.

Kjo dobësi në sistemin e sigurisë u ka mundësuar hakerave të qëndrojnë të kyçur në një profil të caktuar të Facebook, pa pasur nevojën që të rivendosin passwordin. Rrjeti më i madh social ka pezulluar tashmë funksionin “View as”, teksa po forcon elementët e sigurisë pas ndërhyrjes së hakerave.

Kjo shkelje e elementeve të sigurisë dhe ndërhyrja në rreth 50 milionë profile ka ndodhur ditën e martë. Facebook bën me dije se ka njoftuar policinë për këtë shkelje. Ndërkohë, kompania sugjeron që 90 milionë llogari të tjera të paprekura duhet të ndryshojnë fjalëkalimet për arsye sigurie.

/tvklan.al