Pas suksesit të jashtëzakonshëm të “Muçaços”, këngës që u kthye në simbolin e triumfit të Argjentinës në Kupën e Botës në Katar, kombëtarja “albiceleste” duket se ka gjetur tashmë himnin e ri për Botërorin 2026.
Kënga e re titullohet “Ylli i Katërt”, e cila është frymëzuar nga ritmet e një kumbiaje të famshme të këngëtares legjendare Xhilda dhe po fiton me shpejtësi zemrat e tifozëve argjentinas.
Teksti i këngës ndërthur krenarinë kombëtare me kujtime të dhimbshme historike të futbollit argjentinas.
Një nga referencat më të forta lidhet me skandalin e dopingut të Diego Maradonës në Kupën e Botës 1994 në SHBA, episod që konsiderohet ende nga shumë argjentinas si fundi i padrejtë i ëndrrës së asaj gjenerate.
“32 vjet më vonë, ‘Skaloneta’ do të hakmerret për kupën që ia vodhën Diezit dhe nuk na lanë ta ngrinim”, thuhet në një nga vargjet e këngës.
Refreni shpreh qartë objektivin e madh të Argjentinës për Botërorin e ardhshëm:
“Duam të shohim yllin e katërt të shkëlqejë në fanellat tona, për Diegon dhe për kupën e fundit të Leos.”
Kënga është përqafuar menjëherë edhe nga lojtarët e kombëtares së Lionel Scalonit.
Tifozët argjentinas besojnë se “Ylli i katërt” mund të përsërisë suksesin emocional të “Muçaços” dhe të kthehet në kolonën zanore të një tjetër rrugëtimi historik drejt Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
