Identifikohet një specie e re maceje nga pyjet e Bolivisë. Tigrino, ky është emri, është një mace e gjetur në pyll nga popullsia lokale 10 vjet më parë, të cilët e rritën duke menduar se është një mace e egër tipike e zonave të tyre, e nisur dhe nga pamja, me një gëzof mjaft të ngjashëm me tigrin.
Familja, ama, teksa koha kalonte, nisi të dallojë sjellje të ndryshme nga macet e tjera, e për më tepër nga macet e zbutura, që në praktikë e kanë kaluar këtë proces prej mijëra vitesh tashmë.
Ekspertët e kanë ekzaminuar dhe rezulton se ajo është një specie e re, e pa kataloguar ndonjëherë nga njeriu në historinë natyrore, e para pas një shekulli dhe, për më tepër, aktualisht është i vetmi ekzemplar që ne njohim si specie.
Felini i ri është i tipit Tilcayo. Pylli i Yungas së Bolivisë është me reliev malor deri në 2 mijë metra, ku gjelbërimi tipik tropikal është i errët e me sasi të larta lagështie. Tilcayo është rreth 46 cm dhe peshon 1.4 kg, dhe ende dihet pak nga profili biologjik.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 