Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos është mbyllur pa fitues.

Sfida e luajtur në “Niko Dovana” të Durrësit ka prodhuar vetëm 2 gola dhe shumë tension. Bardheblutë kaluan në avantazh të parët me anë të Redon Xhixhës, pasi Dinamo vuajti inferioritetin numerik kur Oresti Rifa u ndëshkua me karton të kuq.

Dinamo barazoi falë një goditjeje të Hoxhallarit, që u devijua.

Fundi i ndeshjes u shoqërua me tension dhe polemika, pasi ekipit të Tiranes iu anulua një gol.

/tvklan.al