Trafik, nxitim për të bërë blerjet për fundvit, por edhe emocione për të regjistruar momentet e fundit nga 2025-a. Kjo është panorama dhe atmosfera që mbizotëron në ditën e fundit të këtij viti në Tiranë.
Jo e pazakontë nga panorama që kemi parë dhe ndjerë në vitet paraardhëse.
“Qytetarët po nxitojnë të bëjnë blerjet e fundit për tavolinën e ndërrimit të viteve, ku nuk mungon gjeli i detit dhe bakllavaja”, thotë gazetarja e Tv Klan, Anisa Krraba.
Por sigurisht ata shprehen se çmimet kanë pësuar rritje gjatë kësaj periudhe. Ndërsa në qendër të qytetit atmosfera ndryshon, me qytetarë që, me familjet apo të vegjlit e tyre, shijojnë këto orë të fundit të mbetura të 2025-ës.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 