Triumfoi ndaj skuadrës hungareze Mezokovesd

Tirana fitoi miqësoren me skuadrën hungareze Mezokovesd. Bardheblutë triumfuan me rezultatin 1-0 në takimin e luajtur të shtunën në Antalia.

Përballja u vendos nga goli i brazilianit Kale në pjesën e dytë. Kjo ishte miqësorja e dytë për Tirana në fazën përgatitore që po zhvillon në Turqi.

Ekipi shqiptar ka programuar edhe një tjetër test përpara se të kthehet në Shqipëri.

Tv Klan