Tirana i është kthyer normalitetit pas protestës së 7 Tetorit. Të pakta janë gjurmët që kanë mbetur në rrugë dhe në fasadat e institucioneve qeveritare.

Pastrimi i godinës së kryeministrisë nisi që pas mesnatës, po ashtu edhe pastrimi i institucioneve të tjera qeveritare të cilat u goditën me molotov dhe tymuese nga protestuesit.

Prezencën e protestuesve të opozitës tashmë e tregojnë vetëm këto dy pankarta që kanë mbetur në trotuarin përgjatë bulevardit kryesor “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërsa në dyert dhe fasadën e kryeministrisë vijojnë të jenë veshjet metalike që përdoren përgjatë çdo protestë të opozitës për të mbrojtur godinën.

Një prej objekteve që u goditën nga protestuesit ishte dhe selia e partisë socialiste, ku u dogj edhe posteri i kryesocialistit Rama,  por tashmë nuk ka asnjë lloj gjurme të mbetur nga dëmtimet gjatë protestës ndërsa posteri është hequr nga fasada e selisë.

Po ashtu edhe në fasadën e godinës së bashkisë nuk kanë mbetur shenja. Ndërkohë që në disa rrugëe ka ende mbetur xhamat e thyer të tabelave të reklamave.

Edhe kryebashkiaku Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shkruan se “Menjëherë pas përfundimit së protestës, kolegët e Bashkisë së Tiranës janë në terren për të pastruar kryeqytetin dhe rikthyer çdo gjë në normalitet.”.

Klan News