Veliaj: Ta kthejmë në kartolinën më të bukur për Shqipërinë! 

Kryeabshkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, u takuan me një grup të rinjsh në instalacionin Reja. Gjatë aktivitetit që është pjesë e kalendarit të aktiviteteve “Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”,

 “Jam i lumtur që Tirana është Kryeqyteti i parë i Rinisë që e ka të gjithë vitin e hapur pas pandemisë. Kemi planifikuar rreth 1000 aktivitete, por jam i sigurt që edhe 1000 të tjera mund të shtohen si pjesë e kalendarit“, tha Veliaj.

Të rinjtë dhe fuqizimi i rolit të tyre ka qenë një nga detyrat e mia kryesore që prej fillimit. .. Ndaj, kur Erioni më ftoi, më lumturoi shumë dhe që nga ai moment i sigurova gatishmërinë për të bashkëpunuar. Ne jemi gati t’ju ndihmojmë që të kemi sa më shumë evente që të jetë e mundur“, shtoi Soreca.

Veliaj apeloi për ta kthyer këtë vit në një kartolinë të bukur për Shqipërinë dhe për turizmin shqiptar.

E shohim këtë edhe si një mundësi fantastike dhe si një kartolinë për Shqipërinë. Ndaj duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht. Është vetëm çështje kohe derisa frenat e këtij vendi të jenë në duart e djemve dhe vajzave që janë këtu, apo atyre që do përfshihen në këtë vit fantastik”, tha Veliaj.

Gjithashtu kryebashkiaku kërkoi që të gjithë ata që kanë ide mbi aktivitet të ndryshme, t’i paraqesin ato në mënyrë që Tirana të jetë aktive në 365 ditët e vitit 2022.

Tv Klan