Tirana ka ndezur zyrtarisht atmosferën festive të fundvitit. Të shtunën mbrëma, sheshi “Skënderbej” u mbush me qindra qytetarë, familje dhe fëmijë, të cilët pritën së bashku momentin emocionues të ndezjes së dritave të pemës së Krishtlindjes, një nga traditat më të dashura të qytetit.
Ndezja e dritave të pemës gjigante i dha kryeqytetit pamjen e tij të plotë festive, duke shënuar edhe nisjen e aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë gjithë muajit dhjetor.
Këtë vit, fëmijët ishin në qendër të vëmendjes, duke sjellë atmosferë të gëzueshme me performanca të përgatitura posaçërisht për këtë mbrëmje. Kori i fëmijëve të Tiranës, artistët e vegjël të skenës dhe grupet e baletit interpretuan këngë tradicionale të Krishtlindjes.
Dritat e pemës u ndezën dhe në qendrat e qyteteve tjera të vendit.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 