Prej pesë ditësh, protestuesit vijojnë të mbushin rrugët e Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protestat janë shoqëruar me përplasje fizike me Policinë, ndërsa kreu i qeverisë ka refuzuar deri më tani thirrjet për dorëheqje, duke deklaruar se aktet e dhunës nuk vijnë nga studentët.