14 tetor 2026 – Një 54-vjeçar është paraqitur mëngjesin e sotëm për ndihmë mjekësore në spital i plagosur në këmbë me armë zjarri.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Josif Pashko”, ndërsa rrethanat janë ende të paqarta. I plagosuri ndodhet jashtë rreziku për jetën.
“Më datë 14.10.2026, rreth orës 06:50, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi G. A., rreth 54 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrugën “Josif Pashko”. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
/tvklan.al












Botërori 2026 
