Një aksident ka ndodhur këtë të Hënë në Tiranë. Sipas policisë, një betoniere ka përplasur 44 vjeçarin me inicialet G.K. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin mjekësor.

“Më datë 11.03.2024, në afërsi të kopështit Zoologjik, shtetasi A. H., duke drejtuar mjetin (betoniere), ka aksidentuar shtetasin G. K., 44 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin zyrtar të bluve./tvklan.al

/tvklan.al