02 nëntor 2026- Grabitet me armë zjarri një bankë e nivelit të dytë në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj raporton se një person i maskuar dhe me skafandër në kokë ka hyrë në ambientet e bankës, ku ka kërcënuar punonjësit.

Ai ka kërcënuar fillimisht me armën e zjarrit rojën e sigurisë dhe më pasi i është drejtuar arkës, ku prej andej ka marrë një shumë parash.

Sipas të dhënave paraprake, autori i grabitjes dyshohet se është larguar përmes rrugicave me një monopatinë drejt stadiumit “Dinamo”.  

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rethanave dhe kapjen e personit në fjalë.

/tvklan.al