16 nëntor 2026- Një shpërthim me tritol është regjistruar gjatë natës në një dyqan lulesh në zonën e Tufinës.
Biznesi është në pronësi të qytetarit, me iniciale A.S. Kjo është hera e dytë që dyqanit i vendoset lëndë plasëse brenda një periudhe të shkurtër kohore.
Herën e parë shpërthimi u regjistrua në 1 nëntor, rreth orës 02:45. Policia ka bashkuar dy ngjarjet për hetime të mëtejshme.
Në sajë të hetimeve dhe nga deklarimet ka dyshime se shkak janë bërë konfliktet e djalit të tij me disa persona për çështje borxhi nga lojrat e fatit.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 15.11.2026, rreth orës 23:15, në Tufinë, në një dyqan lulesh, në pronësi të shtetasit A. K., është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor, së bashku me shërbimet e Policisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.
/tvklan.al












Botërori 2026 
