Një rast i kultivimit të kanabisit me anë të llambave është zbuluar nga policia në Tiranë. Bëhet fjalë për një magazinë të vjetër dy katëshe në zonën e Selitës.

Policia e Tiranës deklaron se kati i dytë i objektit shtetëror është privatizuar nga 3 persona, ndërsa kati i parë është në përdorim të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Në katin e dytë u gjetën të kultivuara në vazo plastike 105 bimë të dyshuara kanabis sattiva.

Policia ka shoqëruar 6 persona për të sqaruar përgjegjësinë e tyre, por dhe për të zbuluar kultivuesit e lëndës narkotike.

Ambienti në të cilin rriteshin fidanët e kanabisit u zbulua nga një zyrtar i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, i cili fillimisht kishte shkuar në katin e parë ku ndodhet magazina e institucionit. Ndërsa më vonë ka konstatuar katin e dytë me bimë narkotike ka lajmëruar ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha dhe ky i fundit ka lajmëruar policinë.

Sipas burimeve të policisë personat të cilët merreshin me kultivimin e kanabisit, përdornin hyrjen që ishte nga pas godinës për të mos rënë në sy. Në hetime është përfshirë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për të evidentuar nëse ka patur punonjës policie të cilët kanë qenë në dijeni të aktivitetit kriminal.

Vazot plastike me bimët e kanabisit dhe pajisjet elektrike të përdoreshin për të rritur fidanët u sekuestruan nga policia.

Klan News