Këta që po shihni janë tifozët dhe lojtarët e Rosario Central në Argjentinë, që po festojnë titullin kampion.

Një festë që nuk kishte vlerë dhe më vonë do të shndërrohej në një zhgënjim të madh, sepse realisht kampione u shpall skuadra e Boca Juniorsit.

Por çfarë ndodhi?

Dikush në stadium njoftoi se goli i shënuar nga Ener Valencia në minutën e 96-të u anulua dhe kjo bëri që të shpërthente entuziazmi në radhët e Rosario Central.

U desh të kalonin shumë minuta që të gjithë ta kuptonin se kjo që bënë do të mbetej thjesht në histori si një nga festat më të dëshpëruara. Titulli u festua nga Boca Juniors, i cili ishte i 36-ti për ta në histori. Verdheblutë vuajtën jo pak në ndeshjen e fundit për të mbajtur vetëm 1 pikë diferencë me rivalin, që mjaftoi për të hipotekuar kampionatin.

Tv Klan

/tvklan.al