Kampionati Italian pritet të dhurojë një tjetër sezon spektakolar. Shifrat janë ato që i japin të drejtë, me statistikat që shpesh kanë qenë efikase edhe në fushën e lojës. Praktikisht dy skuadrat kryesore të Serie A, Inter dhe Milan kanë mbyllur përforcimet në repartin e sulmit.

Ekipet nga Milano zyrtarizuan mbërritjen e Taremi dhe Morata, me teknikët që do llogarisin lojtarë të nivelit të lartë në çdo departament. Inter ka 4 sulmues kryesor, me zikaltërit që kanë shënuar në karrierë qindra gola.

Taremi, Lautaro, Arnautoviç dhe Turam kanë realizuar në total 703 gola për të qenë në letër me sulmin më të saktë.

Më rezultati para portës është lojtari i sapo bashkuar me ekipin, Mehdi Taremi, me 251 gola në karrierë, ndjekur më pas nga Martinez. Simbol perfekt i një Interi ambicioz, i cili synon të dominojë edhe përtej kufijve të Italisë.

Edhe tek Milani ka shpresë për të tentuar trofe në sezonin e ri. Me ardhjen e Morata, kuqezinjtë kanë repartin me 531 gola. Shenjë që do të jenë pikërisht ato që do konkurrojnë të paktën në letër me Interin për titullin kampion në Itali.

Nuk përjashtohet fakti që Milan të shtojë këtë numër golash, pasi kërkon me ngulm edhe një sulmues të ri për sulmuesin e ardhshëm.

Klan News